Për të shpëtuar fytyrën, Kina mund të ekzekutojë shkencëtarët në laboratorin e Wuhanit!

01/07/2021 16:11

Shkencëtarët kineze pas rrjedhjes së mundshme të koronavirusit nga laboratori i Wuhanit mund të ekzekutohen nga regjimi komunist në kohën kur mbi këtë të fundit sa vjen e shtohet presioni për origjinën e vërtetë të sëmundjes.

Ky laborator ka qenë në syrin e stuhisë së reagimeve ndërkombëtare që kur virusi nisi të përhapej nëpër botë. Ai njihet për eksperimentet dhe studimin e viruseve të ngjashme nga lakuriqët e natës.

Nga teori konspiracioni, sic u quajt në fillim, ideja se Sars Cov 2 ka dalë pikërisht prej aty, po merr hov gjithmonë e më shumë, duke u kthyer në një shqetësim real deri në pikën që edhe vetë presidenti amerikan, Joe Biden e urdhëroi komunitetin e inteligjencës të dyfishojë përpjekjet për zbulimin e zanafillës së Covid 19.

Eksperti Ross Terril tani paralajmëron se Kina mund të gjurmojë dhe ekzekutojë shkencëtarët e përfshirë e t`ia hedhë atyre fajin për të gjithë këtë situatë. Sipas Ross, presidenti Xi Kingping mund ta pranojë kësisoj mundësinë e një “aksidenti të tmerrshëm laboratorik”, e qëllimin të shpëtojë fytyrën, dhe duke eliminuar personat që do të konsiderohen përgjegjës, Pekini do të kërkojë të dalë i larë.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel