Fluturimi me parashutë prapë një varke u kthye nga një eksperiencë e këndshme në një makth për një 37-vjeçar jordanez.
Ai po shijonte xhiron në detin e Aqaba-s, kur një peshkaqen u ngrit papritur nga uji dhe i kafshoi këmbën. Burrit iu desh të luftonte për disa sekonda përpara se të arrinte të shkëputej prej nofullave të grabitqarit te rrezikshëm.
37-vjeçarit iu dha menjëherë ndihma e parë dhe ndonëse u shtrua në spital me plagë të rënda, gjendja e tij tashmë është stabilizuar. Ekspertët u shprehën se prania e peshkaqenëve në këto ujëra është shumë e rrallë dhe në përgjithësi, ata nuk i afrohen brigjeve.
Kreu i autoriteti të Zonës se posaçme ekonomike të Aqabas, Nayef Al Bakhit ( Najet al Bakit) njoftoi se autoritetet po e marrin seriozisht incidentin dhe do të kontrollojnë ujërat në rajon.
Mediat vendase citojnë dëshmitarë okularë të pohojnë se përpara kësaj ngjarjeje, një motoskaf është sulmuar nga peshkaqenët, por në atë rast nuk pati të lënduar.
Top Channel