Një grek dhe një shqiptar, të dy 32 vjeç janë ndaluar për vrasjen e bujshme të 54 vjeçarit, Edmond Llangozi në muajin janar përpara syve të fëmijëve të tij në Athinë.
Një 31 vjeçar grek është në kërkim nën akuzën se ka strehuar njërin prej tyre. Arsyeja e vrasjes ishin problemet financiare të autorit të dyshuar shqiptar me të birin e viktimës. Bëhej fjalë për një borxh prej 600 eurosh, që u kthye në zanafillën e konfliktit.
Ditën kur ndodhi përplasja, në 11 janar njëri prej djemve të viktimës duhet të kthente paratë, por aty ka plasur një debat dhe në atë moment është afruar me pistolete 32 vjeçari nga Lezha, i njohur si Son i cili ka hapur zjarr.
Edmond Llangozi është hedhur të shpëtojë djemve e tij, por mbeti i vrarë vetë. Autori i ngjarjes nuk ndaloi aty, por vazhdoi të shtënat duke i lënë dhe dy të rinjtë të plagosur.
Top Channel