Megjithëse koncerti Kanye West u shoqërua me polemika, u realizua duke i mundësuar mijëra fansave të tij të vijnë nga shumë vende të Europës për ta ndjekur krahas disa mijëra të tjerëve shqiptarë.

Këto polemika dhe kundërshti morën disa komente ditët e shkuara nga kryeministri Edi Rama i cili argumentonte se ardhja në Tiranë e artistit amerikan është një PR i jashtëzakonshëm për Shqipërinë përfshi përfitimet ekonomike.

Pas përfundimit të koncertit kryeministri Edi Rama publikoi një video me momentet më pikantë nga performanca e West në Stadiumin Shqiponja.

“MIRËMËNGJES dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Sipas tij ky është një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë Turistike po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit”.

Pak orë përpara se Kanye West të nisej në skenën tejet të veçantë të koncerteve të tij ai u prit në ambientet e Kryeministrisë prej kreut të qeverisë shqiptare.

Sikurse edhe me vizitorët e tjerë pas turit në kryeministri Rama i ka treguar West zyrën e punës.

Ndërsa si dhuratë nuk i ka dhënë albumin me përmbledhje të vizatimeve të tij, por librin e shumë komentuar Albanian Files me projekt idetë zhvillimore të Shqipërisë.

Top Channel