“Grumbulluesit po na falimentojnë”, fermerët akuzojnë pikat e grumbullimit për uljen drastike të çmimeve

12/07/2026 12:26

Fermerët e Lushnjes akuzojnë pikat e grumbullimit se po i çojnë drejt falimentit.

Çmimi me të cilin ata detyrohen të shesin shalqirin ra nga 15 lekë në 5 lekë për kg dhe për uljen e menjëhershme të çmimit fermerët e fshatit Imsht thonë se përgjegjës janë grumbulluesit

Në këtë kohë, fermerët thonë se grumbulluesit mbjellin edhe vetë sipërfaqe të tëra me shalqi duke çuar për eksport prodhimin e tyre e nga ana tjetër duke ulur artificialisht çmimet për fermerët e tyre. Pikat e grumbullimit që operojnë në fshatin Imsht nuk pranuan të flasin për mediat në lidhje me ankesat e fermerëve, ndërsa kjo situatë po detyron shumë fermerë të mbajnë prodhimin në ara.

Fermerët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet shtetërore për të shmangur humbjet dhe për të garantuar konkurrencë të ndershme në treg.

Top Channel