Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, lihet në burg 19-vjeçarja/ Njëra prej adoleshenteve lihet në “arrest shtëpie”, tjetra shtrohet në psikiatri Rreth 110 hektarë me lajthi kultivohen aktualisht në qarkun e Gjirokastrës, duke e kthyer këtë kulturë në një nga alternativat më premtuese për fermerët.
Rreth 110 hektarë me lajthi kultivohen aktualisht në qarkun e Gjirokastrës, duke e kthyer këtë kulturë në një nga alternativat më premtuese për fermerët. Prodhimi është i lartë dhe cilësor, por mungesa e tregut vijon të mbetet problemi kryesor. Fermerët thonë se vështirësia më e madhe nuk është kultivimi, por shitja e prodhimit. Në mungesë të një pike grumbullimi, ata detyrohen të kërkojnë vetë blerës, ndërsa një pjesë e prodhimit shitet me çmime që nuk mbulojnë kostot dhe mundin e investuar
Sipas kultivuesve, ngritja e një pike grumbullimi do të garantonte treg për lajthinë e prodhuar në Gjirokastër, do të rriste të ardhurat e fermerëve dhe do të nxiste zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella me këtë kulturë.
Top Channel