SHBA-ja do të kompensojë viktimat e Sindromës së Havanës, autoritetet pritet t’i paguajnë 3 milionë dollarë
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish, pavarësisht Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar mes dy vendeve.
Ngjarjet e orëve të fundit në Ngushticën e Hormuzit kanë sjellë një përplasje të re ushtarake, pasi një anije me flamur qipriot u godit gjatë kalimit në këtë korridor strategjik detar, ndërsa SHBA-ja reagoi me një seri bombardimesh ndaj objektivave iraniane.
Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), një anëtar i ekuipazhit të anijes kontejnerike M/V GFS Galaxy rezulton i zhdukur pas sulmit. Autoritetet britanike të sigurisë detare njoftuan se ekuipazhi u detyrua të braktiste anijen për shkak të zjarrit në bord dhe u shpëtua më pas nga autoritetet përkatëse.
At 7:15 p.m. ET today, U.S. Central Command forces began launching the third round of strikes this week against Iran after Islamic Revolutionary Guard Corps forces blatantly attacked M/V GFS Galaxy, a Cyprus-flagged container ship transiting the Strait of Hormuz. A civilian crew…
— U.S. Central Command (@CENTCOM) July 11, 2026
Marina iraniane deklaroi se kishte qëlluar fillimisht me të shtëna paralajmëruese ndaj anijes, duke pretenduar se ajo po lundronte në një rrugë të paautorizuar dhe kishte çaktivizuar sistemin e identifikimit të pozicionit. Më vonë, mediat iraniane raportuan se anija ishte goditur me një raketë lundrimi pasi kishte injoruar urdhrat e autoriteteve iraniane.
BREAKING 🔴
U.S. military:
"U.S. Central Command (CENTCOM) completed a third round of strikes this week against Iran, July 11, holding Iranian forces accountable for attacking another commercial ship in the Strait of Hormuz.
U.S. forces hit approximately 140 Iranian military… pic.twitter.com/ds6F4uahjF
— Open Source Intel (@Osint613) July 12, 2026
Pas incidentit, SHBA-ja ndërmori një valë të re sulmesh ajrore, të tretën brenda kësaj jave. Sipas CENTCOM, forcat amerikane goditën rreth 140 objektiva ushtarake iraniane me municione precize të lëshuara nga avionë luftarakë, dronë dhe mjete detare.
Objektivat e goditura përfshinin baza raketore, pozicione dronësh, kapacitete detare, depo municionesh, rrjete komunikimi dhe sisteme të mbikëqyrjes bregdetare.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se Irani “bëri një zgjedhje të keqe” duke sulmuar një anije tregtare në Ngushticën e Hormuzit dhe se “tani po paguan çmimin”.
Sipas CENTCOM, gjatë tre operacioneve të fundit janë goditur mbi 300 objektiva iraniane, me synimin për të dobësuar aftësitë e Teheranit për të kërcënuar lirinë e lundrimit në një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë. Komanda amerikane shtoi se që nga fillimi i majit ka ndihmuar në kalimin e sigurt të më shumë se 800 anijeve tregtare dhe rreth 400 milionë fuçive naftë të papërpunuar përmes Ngushticës së Hormuzit.
Ndërkohë, pas bombardimeve amerikane, shpërthime u raportuan në disa vende të rajonit, përfshirë Kuvajtin, Bahreinin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordaninë.
Nga ana e saj, Garda Revolucionare iraniane pretendoi se kishte goditur një bazë ushtarake në Jordani, nga ku, sipas saj, operojnë dronët amerikanë MQ-9. Më pas, ajo njoftoi se kishte sulmuar edhe një anije të dytë në Ngushticën e Hormuzit, si dhe bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar me raketa balistike.
Sipas pretendimeve të Iranit, sulmi shkaktoi dëme në qendrën e mirëmbajtjes së avionëve luftarakë dhe në një strukturë komanduese. Garda Revolucionare deklaroi gjithashtu se kishte ndërmarrë një sulm ndaj platformave të mbështetjes së një aeroplanmbajtëseje amerikane në portin e Duqm në Oman, si pjesë e asaj që e cilësoi faza e tretë e përgjigjes ndaj veprimeve ushtarake amerikane.
Pretendimet e palëve për dëmet e shkaktuara nuk janë verifikuar ende.
Top Channel