“Në prag të Luftës së Tretë”/ Putin: Destrojerin britanik e “udhëzonte” avioni amerikan!

30/06/2021 17:27

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se një avion amerikan zbulimi kishte sinkronizuar lëvizjet me destrojerin britanik gjatë incidentit të javës së kaluar në Detin e Zi.

Sipas shefit të Kremlinit, e gjithë kjo u bë për të testuar reagimin e Moskës ndaj një provokimi të tillë. Rusia thotë se një nga luftanijet e saj hapi zjarr në shenjë paralajmërimi disa avionë luftarakë lëshuan bomba pranë destrojerit anglez në 23 qershor, për ta detyruar të largohej nga ujerat pranë gadishullit të Krimesë të aneksuar në 2004-tën.

Londra i mohon të tilla pretendime e këmbëngul se nuk është qëlluar drejt anijes së saj, për të cilën thotë se po lundronte në ujëra ukrainase. I pyetur nëse incidenti mund të kishte nxitur një Luftë të Tretë Botërore, Putin tha se kjo ka pak gjasa pasi sipas tij, edhe nëse Rusia do ta fundoste luftanijen britanike, fuqitë perëndimore e dinë se nuk mund të dalin fituese nga një konflikt global. Presidenti rus i bëri komentet gjatë konferencës së përvitshme me qytetarët, të njohur zyrtarisht si “Linja Direkte”.

Ai u bëri thirrje atyre që të vaksinohen kundër koronavirusit, ndonëse sic tha, nuk do të imponojnë vaksinim të detyrueshëm. Edhe pse ndryshimet kushtetuese të hartuara nga Kremlini, ia kanë hapur derën Putinit për të qëndruar në postin e presidentit deri në në vitin 2036, lideri me përvojën më të gjatë në vend që nga koha e Josef Stalinit, nuk ka treguar nëse dëshiron të mbetet në pushtet.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA