“Dasmë dhe fjalë pas krahëve nga të tretët”/ Jorgo Pulla zbulon parashikimin e yjeve për shenjat e zodiakut në muajin korrik

30/06/2021 18:16

Astrologu Jorgo Pulla ka zbuluar parashikimin e yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut në muajin korrik.

Në emisionin “Shqipëria Live”, Pulla tregoi se një prej shenjave pret martesë, ndërsa një tjetër do të ecë përpara pavarësisht fjalëve pas krahëve që do të hedhin personat e tretë.

Dashi – Kanë një mundësi të mirë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura më parë. Një ndikim pozitiv ka edhe ana shpirtërore, lidhjet apo njohjet e reja që janë me bazë të fortë dhe nuk marrin thashetheme. Në lidhje me çështjet ekonomike, pak të vëmendshëm duhet të bëhen pas datës 17.

Demi – Sado që të lodhen të tretët apo të fusin fjalë prapa krahëve, demët janë ata që ecin përpara. Shikojnë që të mos bëjnë gabime dhe ecin përpara për fillime, për çështje pune në lidhje me karrierën, me çështje ekonomike, fokusohen dhe realizojnë shumë gjëra për biznesin e tyre, diçka shumë interesante.

Binjakët – Shenjat e ajrit janë shumë të fuqishme këtë periudhë dhe mundohen të bëjnë diçka të rëndësishme që ka të bëjë me blerje-shitje sepse humbjen e rregullojnë këtë muaj. Duhet të bëjnë kujdes me timonin se është diçka sekondare që mund të prishë terezinë. Në lidhje me çështjet shpirtërore, një lidhje problematike me peshoret duket se e zgjidhin pas datës 20. Në lidhje me çështjet ekonomike/financiare, një çështje kreditimi e fitojnë dhe dalin shumë të suksesshëm në biznesin e tyre.

Gaforrja – Kryefjala e gaforres është punoj shumë, djersis dhe më takon. Kjo do të thotë që vendimet që merr, mundësitë që ka i realizon ashtu siç dëshiron dhe ka ëndërruar. Diçka interesante ndodh tek gaforrja sepse në lidhje me një çështje ligjore ka pasur shumë problem më parë dhe tani e zgjidh. Është koha e tyre, është momenti i tyre për t’ia arritur qëllimit për çështjet që duhet të realizojnë tani e tutje. Më ideali që kanë, në datat 15 dhe 25 kanë mundësi shumë të madhe. Pak të vëmendshme duhet të jenë në një lidhje me gaforre dhe me bricjap.

Luani – Në propozime, takime pune duhet të jetë shumë i vëmendshëm, të shikojë gërmat e holla, është shumë e lehtë t’i thuash ke 5 lekë më tepër po hajde se sa aty ku je me katër lekë dhe të riskosh. Luanët duhet të bëjnë kujdes në fushën ekonomike. Në lidhje me një çështje që ka të bëjë me ligjin, duket se e zgjidhin në javën e parë të këtij muaji. Nga ana shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me peshq dhe shigjetar do të jenë shumë interesante në këtë periudhë. Prandaj duhet pasur kujdes dhe vëmendje.

Virgjeresha – Është në momentet e saj më të mira. Edhe pse mërzitje ka pasur 10 ditëshi i dytë në lidhje me lëvizje nga puna por edhe disa lekë të pamarra, por duket se tani e zgjidhin si problem sepse është bërë e madhe dhe duket se fjalët e drejta që kanë pasur, e zgjidhin ashtu siç dëshirojnë. Në lidhje me çështjet shpirtërore, që kanë të bëjnë me dem dhe akrep është momenti historik për ta sepse e realizojnë të shkojnë deri në martesë. Është një periudhë mjaft e mirë për ta për ndikimet në punën e tyre dhe investime në bizneset e tyre.

Peshorja – Pak vëmendje për një çështje takimi që do të ketë pasnesër, shumë vëmendje pasnesër se ndikimet kanë të bëjnë shumë. Të shohin nëse diçka nuk shkon dhe më mirë ta mbyllin aty se të vazhdojnë dhe të kenë probleme nesër. Në lidhje me çështjen shpirtërore, marrëdhëniet me dash dhe gaforre do ti kenë perfekt për ta realizuar dhe stabilizuar. Diçka interesante ndodh se është moment i mirë sa i përket anës së punës dhe ekonomisë.

Akrepi – Duhet të jenë të vëmendshëm në pasuri të paluajtshme. Do investojnë shumë, por edhe një person që do investojë shumë në Shqipëri do të jetë akrep.

Shigjetari – Janë mjaft të favorizuar në çështjen ekonomike financiare. Është moment i mirë për të investuar. Në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, pak të vëmendshëm.

Bricjapi – Kanë të drejtë që qahen në fushën sentimentale se kërkojnë një të drejtë të madhe por nuk po e gjejnë. Të palidhurit kanë një ndikim shumë të mirë, shumë pozitiv sepse një moment i papritur mund të ndodhë. Në lidhje me çështjet shpirtërore, të lidhurit të kenë kujdes dhe të mos fajësojnë palën tjetër.

Ujori – Është një ndikim i mirë. Të kenë kujdes se mund të humbasin, ata që kanë biznese të kenë kujdes se mund t’ia vjedhin. Lidhur me çështjet shpirtërore me luanët dhe shigjetarët, ka diçka shumë interesante. Ekonomia, pak me kujdes gjithçka shkon mirë.

Peshqit – Kanë të bëjnë shumë me udhëtimet e dokumentacionet, do marrin lajme shumë të mira këtë muaj se kanë lëvizje për të bërë në Europë, kanë shumë gjëra që do të ndikojnë në lidhje me blerje shitje që mund të ndikojnë. Nga ana shpirtërore, një lidhje me virgjereshë dhe gaforre është A dhe ZH për ta. Ekonomia dhe financat duket se janë drejt stabilizimit të tyre.

Top Channel