52 gradë C/ Qyteti më i nxehtë i tokës ku nxehtësia nuk lejon të prekësh as dyshemenë (fotot)

30/06/2021 17:03

Një qytet në Pakistan është bërë vendi më i nxehtë i tokës me temperatura deri në 52C – ku shumica e shtëpive nuk kanë kondicionerë dhe është tepër nxehtë të prekësh edhe dyshemenë.

Temperaturat e sivjetshme duket se janë akoma më të larta se vale e të nxehtit në 2015, e cila në Indi e Pakistan vrau më shumë se 4,000 njerëz.

Jacobabad në provincën pakistaneze të Sindh ka temperatura më të nxehta nga sa mund të durojë trupi i njeriut, sipas ekspertëve të Telegraph.

Temperaturat mund të arrijnë shifra të rrezikshme si 52 gradë Celsius (126F).

Por edhe banorët më me fat që kanë kondicionerë në shtëpitë e tyre, duhet t’i mbijetojnë të nxehtit prej ndërprerjeve të shpeshta të energjisë.

Kombinimi vrasës i nxehtësisë dhe lagështirës në ajër e bën Jacobabad një nga dy vendet me nxehtësinë më të padurueshme në tokë.

Vendi tjetër është Ras al Khaimah, në verilindje të Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Por lugina Indus në Pakistan është “vendi numër një në botë”, thotë shkencëtari britanik i klimës Tom Matthews, duke e përshkruar atë si “epiqendra e nxehtësisë ekstreme”.

Matthews dhe kolegët e tij kanë zbuluar se Jacobabad e Ras al Khaimah kohët e fundit kanë kaluar pragun e temperaturave vrasëse për njerëzit.

Në temperaturën 35C, trupi i njeriut nuk arrin të ftohë veten e tij megjithë djersitjen, dhe kjo sjell rrezikun e vdekjes.

Por kjo nuk është një problem serioz në Emiratet e Bashkuara Arabe ku kondicionerët janë kudo.

Ndërsa në Jacobabad, rezidentët mbijetojnë me rreth 2 dollarë në ditë.

Për këtë problem në pazaret vendase shitet shumë akull, dhe ventilatorë të lirë për të freskuar banorët.

Një tjetër zgjidhje janë banjat në pellgjet e rrethinave, megjithse shumica e tyre janë me ujë shumë të nxehtë për të dhënë ndonjë farë freskie.

“Njerëzit janë mësuar dhe kanë krijuar njëfarë rezistence,” tha një prej zyrtarëve.

Tenperaturat në sipërfaqen e tokës po rriten dhe në valën e të nxehtit mbi Indi e Pakistan në 2015, mbetën 4000 njerëz të vdekur.

Në të ardhmen parashikohet që më të goditur nga vala e nxehtësisë do të jenë qytetet e mbipopulluara që krijojnë edhe vetë një nxehtësi shtesë, siç mund të jenë Karachi e Kinshasa në Afrikë, Manila, Mumbai, Lagos e Manaus.

FOTO GALERI
5/5
Burra duke u freskuar ne Jacobabad

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA