“Vrasës, tradhtar”/ Kaos në Londër teksa protestuesit anti-kufizime tërheqin nga qafa kryemjekun e pandemisë para shtëpisë (fotot)

29/06/2021 15:20

Kreu i reagimit qeveritar britanik ndaj Covid-19 Chris Whitty gjeti të dielën turmën e mbledhur para shtëpisë së tij në Londër të cilët e thërrisnin “tradhtar e “vrasës”, para se në skenat më qesharake dy protestues e kapën me krahë nga koka thuajse duke e rrëzuar përtokë.

Turma e frikshme kishte marshuar para shtëpisë së kryemjekut britanik të pandemisë teksa shumë prej burrave kishin kanaçe birre në dorë dhe shanin në mënyrë abuzive ndaj zyrtarit të lartë.

Pamjet e postuara sot nga protesta e të dielës tregonin sesi dr. Whitty sulmohej e vihej në lojë nga dy vandalët e protestës, një prej të cilëve e kap nga koka në stil mundjeje, teksa ecte në parkun St James’s.

Kryeministri Boris Johnson dënoi sjelljen dhe ngacmimet ndaj punonjësve publikë, duke thënë se askush nuk duhet të vihet përballë këtij intimidimi.

Ministrja e brendshme Priti Patel tha se ishte “tmerruar” nga sulmi i përçmueshëm, ndërsa është hera e tretë që kryemjeku ndalohet në publik.

Video skandaloze 16-sekondëshe u publikua dje ku shihen dy burra duke u ngërdheshur teksa mbështjellin krahët rreth qafës së krye epidemiologut, teksa brohorasin e ulërasin teksa kapin nga qafa doktorin.

FOTO GALERI
5/7
Kryeministri Boris Johnson dënoi sjelljen dhe ngacmimet ndaj punonjësve publikë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA