Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë sot dozën e parë të vaksinës anti COVID-19.

Balla u paraqit sot në një nga qendrat e vaksinimit në Elbasan dhe u vaksinua me vaksinën Astra Zeneca.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

📍Qendra e Vaksinimit Elbasan – Falë vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, sot dhe nesër janë Ditët e Hapura të Vaksinimit. U paraqita dhe unë në një nga qendrat e vaksinimit në Elbasan dhe u vaksinova me vaksinën Astra Zeneca. Nëse jeni +18 vjeç, shkoni sot dhe nesër në pikën më të afërt të vaksinimit, me kartën e identitetit, pas aplikimit në E – Albania, për t’u vaksinuar e mbrojtur nga #Covid19.

🟢 Qendrat e vaksinimit janë të hapura nga ora 08:00-20:00

#ShqipëriaBuzëqesh🌼

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA