Trump flet për 1.2 miliardë dollarët e fituara nga kriptomonedhat: Tregu po rritet furishëm, të gjithë po përfitojnë
Helikopteri ushtarak që transportonte presidentin kolumbian Iván Duque mendohet se u godit me breshëri armësh.
Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë helikopterin që fluturon mbi një qytet në departamentin e Norte de Santander afër kufirit me Venezuelën të premten.
Nga videoja e realizuar nga banorët, dhjetëra të shtëna u dëgjuan në drejtim të tij, përpara se të arrinte në mënyrë të sigurt në Aeroportin “Camilo Daza në Cúcuta”.
Presidenti Duque u shoqërua nga ministri i Brendshëm, Daniel Palacios, ministri i Mbrojtjes, Diego Molano, guvernatori i departamentit Norte de Santander, Silvano Serrano dhe disa zyrtarë të tjerë vendas.
Për fat të mirë, askush nga udhëtarët në helikopter ose ekuipazhi i fluturimit nuk u plagos.
Molano të dielën tha se komploti për të rrëzuar helikopterin mund të jetë realizuar nga Ushtria Nacionalçlirimtare, grupi më i madh i mbetur rebel në kombin e Amerikës së Jugut së bashku me disidentët e Frontit 33 të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) dhe trafikantëve të drogës dhe kriminelë që veprojnë në Norte de Santander.
Top Channel