Në Turqi, ku dhuna në familje mbetet një problem i madh, një incident tjetër i rëndë u shënua. Një burrë ndërsa qëndron i ulur në kafe me bashkëshorten e tij dhe fëmijën 4 muajsh në karrocë, ngrihet nga karrigia e tij dhe fillon të qëllojë gruan.
Autori i krimit është një burrë 34 vjeç dhe ngjarja ndodhi në një kafene në qytetin Soma në provincën e Manisa në Turqinë perëndimore.
Gjatë diskutimit, autori u ngrit nga karrigia e tij dhe sulmoi ish-gruan e tij, me të cilën u divorcua tre muaj më parë, ndërsa në dorë mban një gotë të thyer.
Kur një punonjës dhe klientët e tjerë të kafenesë nxituan të imobilizojnë autorin e krimit, ai i sulmoi ata dhe më pas u largua.
Në vendin e ngjarjes një patrullë policie dhe një ambulancë menjëherë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe autori i krimit u arrestua pak minuta më vonë.
Top Channel