Një vajzë 11-vjeçe është shpallur nëna më e re në Britani të Madhe, pasi mbeti shtatzënë në moshën 10 vjeç dhe në fillim të këtij muaji solli në jetë fëmijën e parë.
Që të dyja, nëna dhe foshnja janë mirë me shëndet, kanë raportuar mediat britanike.
Familja e vajzës nuk e dinin që ajo ishte shtatzënë, ndërkaq zyrtarë nga ministria për punë sociale janë duke hetuar rastin.
“Kemi qenë të shokuar. Ajo tani është e rrethuar nga ekspertët. Është më e rëndësishme që ajo dhe foshnja janë mirë”, ka thënë për “The Sun” një burim i afërt me familjen e vajzës.
“Është nëna më e re për të cilën kam dëgjuar”, ka thënë mjekja Carol Cooper, duke shtuar se vajzat në të shumtën e rasteve në fazën e pubertetit futen në moshën 11-vjeçare, pavarësisht se kjo mund të ndryshojë nga periudha 8 deri në 14-vjeç.
Mjekja britanike theksoi se pesha luan faktor kyç në hyrjen e fazës së pubertetit dhe se tek fëmijët më të shëndoshë shfaqet më herët.
Deri më tani nëna më e re në Britani ka qenë Theresa Middleton, në moshën 12-vjeçare solli në jetë foshnjën në vitin 2006.
Top Channel