15 vite burg për Harvey Weinstein, ish-producenti i Hollywood-it dënohet për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën 23/09 22:35
Një shqiptar ka humbur jetën në Savignano të Italisë, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Mediat italiane shkruajnë se viktima është 60-vjeçari Zaim Qoshja, i cili po rregullonte një zgjatues në shtëpinë e tij, kur dyshohet se e zuri korrenti.
Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, 60-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.
Qoshja kishte emigruar drejt Italisë në vitin 1998 dhe kishte punuar si murator. Ai ishte baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.
Top Channel