SHBA, mesazh Iranit- nis bombardimet në Siri e Irak

28/06/2021 13:53

Ushtria amerikane nisi bombardimet kundër njësive paraushtarake të mbështetura nga Irani në Siri në shenjë hakmarrjeje për sulmet me dronë ndaj bazave dhe personelit ushtarak amerikan në Irak.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në një deklaratë, ku sqarohej se sulmet amerikane kanë shenjestruar depo armësh e struktura operacionale në dy zona në Siri dhe një në Iral, të cilat ndodhen shumë kufirit mes dy vendeve. “ Një sërë grupesh paraushtarake, përfshirë Kata’ib Hezbollah dhe Kata’ib Sayyid al-Shuhada, i kanë përdorur këto struktura”, u shpreh Kirby.

Bombardimet u kryen nga avionë amerikanë F-15 and F-16 duke goditur pikërisht bazat që milicitë përdornin për logjistikën dhe kontrollin e dronëve. Të gjithë piloted u kthyen shëndoshë e mirë, u shpreh një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes së foli në kushte anonimati. Ai shtoi se është ende herët për të pohuar nëse ka pasur apo jo viktima në terren, mes militantëve apo edhe civilëve.

Mbrëmjen e se djelës, pesë sulme me dronë u ndërmorën ndaj bazave të përdoruara nga amerikanët dhe trupat aleate në Irak, e u lëshuan dhe raketa, të cilat i goditën shënjestrat e tyre. Presidenti Joe Biden e pati urdhëruar edhe në muajin shkurt një sulm të tillë shpagues, i pari i kërkuar prej tij. Sulmi ishte kundërpërgjigje ndaj goditjes me raketa të një baze në veri të Irakut, ku u vra një kontraktor e u plagosën disa ushtarë amerikane dhe aleatë.

Top Channel