Ishin vjedhur në 2012 në Galerinë Kombëtare në Greqi, gjenden pikturat e vjedhura të Picassos dhe Mondrian

28/06/2021 23:00

Piktura e Picassos e vjedhur nga Galeria Kombëtare e Greqisë në vitin 2012 së bashku me një pikturë tjetër nga Mondrian është gjetur të hënën në Keratea.

Mediat greke shkruajnë se policia ka arrestuar një 49-vjeçar grek, i cili po merret në pyetje, pasi fshihet pas vjedhjes së tyre. Ai ka rrëfyer pjesëmarrjen në vjedhje dhe sipas informacionit të policisë, piktura më e vogël që policia gjeti është e dëmtuar.

Piktura e titulluar “Koka e një gruaje”, u krijua në vitin 1939 nga i madhi Pablo Picasso dhe iu dhurua Greqisë.

Me datë 9 janar të 2012, një burrë hyri në mëngjes në Galerinë Kombëtare, vetëm një ditë para se ajo të mbyllej për t’u rinovuar dhe vodhi një vepër arti të pallogritshme.

Piktura e vjedhur i përkiste piktorit Pablo Picasso dhe kapte vlerën stratosferike prej 20 milionë euro.

Top Channel