Familja egjiptiane shokohet kur ‘babai i mjerë’ u lë $1.5 milionë në bankë pas vdekjes (fotot)

28/06/2021 19:45

Megjithse ngjan si një histori përrallash, një fshat në rajonin jugor Sohag të Egjiptit dëshmoi një incident të çuditshëm. Një burrë që pretendonte gjithë jetën se ishte i varfër, u mësua se i kishte lënë familjes së tij rreth $1.5 milionë dollarë në bankë.

Babai që konisderohej si ‘i mjerë’, jepte shumë pak për familjen e tij, madje duke u thënë se kishte borxhe derisa vdiq. Burri që lë pas gruan dhe një djalë kishte punuar për 25 vjet në një nga vendet e pasura të Gjirit Persik, sipas mediave egjiptiane.

Një muaj pas vdekjes, postieri trokiti në derën e familjarëve të tij për të sjellë letrën nga banka, ku u kërkohej takimi.

Djali i të ndjerit besonte se i ati do të kishte detyrime të pashlyera por për habinë e tij punonjësi i bankës i tregoi se llogaria e babait të ndjerë arrinte në 22 milionë paundë egjiptianë ($1.5 milionë dollarë).

I biri mezi e përballoi surprizën dhe gati humbi ndjenjat kur mësoi lajmin. Më vonë familja shkoi për të formalizuar procedurat e trashëgimisë, për historinë që ka mbushur mediat vendase.

FOTO GALERI
1/3
Djali i të ndjerit besonte se i ati do të kishte detyrime të pashlyera por për habinë e tij punonjësi i bankës i tregoi se llogaria e babait të ndjerë arrinte në 22 milionë paundë egjiptianë

Top Channel