Ekspertja e OKB-së e shqetësuar për aktivistët e burgosur e të torturuar në Kinë

28/06/2021 18:39

Ekspertja e pavarur e Kombeve të Bashkuara (OKB) për mbrojtësit e të drejtave të njeriut, Mary Lawlor, ka shprehur frikë se aktivistët në Kinë në mënyrë arbitrare janë dënuar me burgim të gjatë dhe arrest shtëpiak, si dhe janë tortuar dhe u është mohuar qasja në trajtim mjekësor, avokatët e tyre dhe familjet.

“Dënimi i mbrojtësve të të drejtave të njeriut me burgim të gjatë për të punën e tyre paqësore të të drejtave të njeriut, abuzimi i tyre në paraburgim dhe dështimi për t’u siguruar atyre kujdesin e duhur mjekësor, nuk mund të vazhdojë”, tha Lawlor në një deklaratë me shkrim.

Raportuesja e posaçme e OKB-së për të drejtat e mbrojtësve të të drejtave të njeriut theksoi se ka “raporte të panumërta” që tregojnë për keqtrajtimin e mbrojtësve kinez të të drejtave në paraburgim, vepër që ajo e quajti “endemike”.

Disa mbrojtës, të tillë si Gao Zhisheng, tha Lawlor, janë “zhdukur me forcë”, ndërsa të tjerët, si Guo Hongwei, “kanë vdekur në burg”.

Lawlor tha se ajo dinte të paktën 13 mbrojtës të të drejtave të njeriut të dënuar me “akuza të rreme” me 10 vite ose më shumë në burg për shkak të mbrojtjes paqësore të të drejtave të të tjerëve.

Midis tyre është edhe Qin Tongmin, i dënuar me 35 vite burg për punët që përfshinte promovimin e angazhimit të OKB-së, si dhe Ilham Tohti, një “studiues i moderuar” që vuan dënim me burg të përjetshëm./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA