Kushi merr dozën e dytë të vaksinës: Mjeti më i mirë për një verë plot buzëqeshje dhe vit të ri shkollor e akademik të suksesshëm!
27/06/2021 10:32
Përmes rrjetit të saj social, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi bën të ditur se ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID, ndërsa nënvizon edhe rëndësinë e vaksinimit për të fituar këtë betejë të vështirë.
“Jam e kënaqur sot që mora dozën e dytë të vaksinës anti-COVID”, shprehet Kushi dhe falënderon të gjithë personat e përfshirë në këtë fushatë vaksinimi masiv, veçanërisht mësuesit dhe pedagogët.
Sipas saj, vaksinimi është mjeti më i mirë për ta fituar përfundimisht këtë betejë, për një verë plot diell dhe buzëqeshje, si dhe një vit të ri shkollor e akademik të suksesshëm.
Top Channel