Tragjedi në pushime/ Italiania vdiq bashkë me të dashurin, del autopsia e trupit që u gjet i copëtuar

26/06/2021 17:53

Greta Nedrotti, e reja që u gjet me gjymtyrët e copëtuara pas një aksidenti të tmerrshëm barkash në veri të Italisë, humbi jetën si pasojë e mbytjes.

Kjo u vërtetua nga autopsia që u gjet nga trupi i 25-vjeçares. Edhe i dashuri i saj 37 vjeçar, Umberto Garzarella vdiq në çast në liqenin Garda.

Dy gjermanë akuzohen për vrasje nga pakujdesia dhe për mos-dhënie asistence. 15 orë më vonë, njëri prej tyre pranoi t’i nënshtrohet testit të alkoolit, i cili rezultoi negativ.

Trupi i Umberto u gjet i pari, në orët e para të së dielës. Pak pas tij u gjet dhe trupi i gjymtuar i Greta me rrobat e shpërndara rreth saj, raportojnë mediat vendase. Sipas dëshmitarëve, një nga këmbët e saj ishte shkëputur nga trupi.

E përditshmja ‘Corriere della Sera’ shkruante se varka e vogël e viktimave ishte çarë në majën e saj dhe burri kishte pësuar një çarje të madhe në bark.

Gazeta shkruante se Greta ishte një studente ekonomie, kurse Garzarella ishte entuziast barkash dhe zotëronte një kompani mirëmbajtjeje të bolierave. Çifti kishin qenë me miq të tjerë në fundjavë para se të dilnin në liqen, ku do të gjenin vdekjen e tmerrshme.

Policia italiane kishte lokalizuar dy turistët gjermanë që nuk kishin ndaluar në momentin e tragjedisë, por vetëm kur njerëzit kishin vënë re dëmin në majën e barkës së tyre.

Corriere della Sera shkruante se autoritetet kishin gjetur copa druri nga barka e viktimave, të mbetura në barkën e turistëve. Liqeni Garda në veri të Italisë, ka shumë rezorte në brigjet e tij dhe është i frekuentuar nga turistë evropianë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel