Rriten rastet me Covid-19, Sidnej zgjat masat e izolimit

26/06/2021 14:04

Qyteti australian i Sidneit ka kaluar në një bllokim dy-javor pas një rritje në numrin e rasteve të koronavirusit.

Më shumë se një milion njerëz në periferitë qendrore dhe lindore janë mbyllur në shtëpi prej së premtes ndërsa ka një rritje të rasteve të infektimeve. Për dy javë të gjithë do qëndrojnë Brenda, dhe lokdauni e ka kthyer Sidnejn në një qytet fantazmë. Atje u zbuluan 80 raste të variantit shumë infektues Delta.

Kryeministrja e rajonit tha se urdhrat e qëndrimit në shtëpi do të ishin në fuqi deri në 9 korrik për të gjithë Sidnejin – me një popullsi prej rreth pesë milion – dhe rajonet përreth tij.

“Kur keni një variant ngjitës, si virusi Delta, një bllokim tre ditor nuk funksionon – nëse do ta bëjmë këtë ne duhet ta bëjmë siç duhet,” tha ajo. “Ne duhet të përgatisim veten për një numër potencialisht të madh të rasteve në ditët në vijim.”

Top Channel