Prona më e shtrenjtë që është paguar ndonjëherë me kriptomonedha kushton 22.5 milionë dollarë

26/06/2021 14:20

Një adresë ekskluzive e penthousit në lagjen Surfside të Miami Beach ka vendosur një rekord për transaksionin më të madh të njohur të pasurive të patundshme me kriptomonedha.

Në mes të Majit, Arte Surfside nga Antonio Citterio njoftoi se do të pranonte kriptomonedhën si pagesë. Javë më vonë, ajo shiti të parën nga 16 njësitë e saj, një blerësi pa emër për $22.5 milion në kripto.

Penthouse 5,067 metra katrorë ndodhet në katin e nëntë të ndërtesës 12 katëshe dhe përfshin katër dhoma gjumi dhe katër banjo. Karakteristika e tij e veçantë është një tarracë 2,960 metra katrorë me pamje nga deti, shkruan Alsat.m

Arte nuk ka publikuar emrin e blerësit ose kripton e veçantë në të cilin blerësi ka paguar për marrëveshjen.

Top Channel