Pijet alkoolike, rritet konsumi/ Mjekët: Janë shtuar rastet në urgjencë të dehjeve shumë të rënda

26/06/2021 15:07

Shqipëria ka arritur në nivele rekord të importit të pijeve alkoolike.

Këtë e konfirmon INSTAT që shprehet se ka një rritje me 12,5% nga viti normal i 2019, ndërsa gjatë pandemisë tregtia e tyre në vend ishte shumë më e ulët.

Ndërkohë, shqiptarët duket se kanë ulur konsumin e duhanit në krahasim me 2020-ën dhe kanë rritur atë të kafesë.

Edhe doktoresha toksikologe, Irena Ceko e konfirmon këtë trend duke thënë se rastet në urgjencë me intoksikacion alkooli janë shtuar.

Rritja e tregtisë së alkoolit vjen si shkak i lirimit të masave kufizuese, por edhe aktiviteteve të ndryshme sportive apo kulturore në vend, ndërkohë që njerëzit ndihen të çliruar nga izolimi.

Ndërkohë edhe duhani që u kthye në një produkt të preferuar gjatë karantinës në muajt e parë të këtij viti është ulur si volum.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA