Kolumbi, hapet zjarr ndaj helikopterit në të cilin udhëtonte presidenti Duque

26/06/2021 10:51

Mediat kolumbiane njoftuan se është hapur zjarr ndaj helikopterit presidencial në të cilin ndodhej edhe presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque

Sipas lajmeve në mediat vendase, burimet ushtarake kanë njoftuar se zjarri ndaj helikopterit presidencial është hapur pas vizitës që Duque zhvilloi në rajonin Catatumbo në verilindje të vendit.

Duque dhe personat pranë tij nuk kanë pësuar nga sulmi.

Zyrtarët njoftuan se presidenti Duque zhvilloi brenda ditës një vizitë në bashkinë e qytetit Sardinata të lidhur me rajonin administrativ Norte de Santander.

Ndër të tjera bëhet e ditur se po punohet për identifikimin e autorëve të sulmit.

Top Channel