Dorëhiqet ministri britanik i skandalit të puthjes në kohë izolimi nga Covid-19 (fotot)

26/06/2021 19:36

Ministri britanik i shëndetësisë Matt Hancock ka njoftuar pak më parë dorëheqjen, pasi siç pritej nuk mundi t’i rezistonte skandalit të aferës intime me vartësen e tij në ambjentet e postit publik, për më tepër në shkelje falgrante të rregullave të disancës sociale prej pandemisë së Covid-19.

Hancock ishte kapur në kamera duke u puthur nxehtësisht me sekretaren e tij, për të cilët mediat thonin sot se kishin një “marrdhënie sekrete” që e dinte i gjithë stafi i tyre.

Ministri dhe e dashura e tij jane te dy te martuar.

Pamjet e publikuara fillimisht nga tabloidi britanik “The Sun” tregonin Hancock duke u puthur e u prekur në mënyrë intime me ndihmësen Gina Coladangelo, të cilën vetë ai e kishte punësuar vitin që shkoi.

Ministri dje kërkoi ndjesë për shkeljen e rregullave të distancimit të cilat ironikisht vetë kishte ndihmuar të hartonte, dhe tha se “i vjen keq” që theu besimin e vendit. Kryeministri Boris Johnson kishte pranuar ndjesën e Hancock duke e deklaruar çështjen “të mbyllur”.

Por thirrjet për largimin e tij u shumëfishuan në media e online, veçanërisht per faktin se Hancock vitin e kaluar mbështeti dorëheqjen e epidemiologut Neil Ferguson, këshilltarit të qeverisë që edhe ai u kap duke u përqafuar me të dashurën e tij të fshehtë të martuar, duke shkellur rregullat e koronavirusit që vetë hartonte.

Hancock i cili ka tre fëmijë, tha në letër se në këtë kohë “është nevoja të qëndroj me familjen.”

FOTO GALERI
3/3
Ministri me bashkeshorten

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA