Dënohet me 22 vjet e gjashtë muaj burgim vrasësi i George Floyd

26/06/2021 09:05

Derek Chauvin, ish-polic i qytetit Mineapolis të SHBA-së, u shpall fajtor dhe u dënua me 22 vjet e gjashtë muaj burgim për akuzën e vrasjes se afrikano-amerikanit, George Floyd, një krim i ndodhur gjate vitit te kaluar.

Vendimin e shpalli një gjykatë në Minesota. Gjykatësi, Peter Cahill, tha se dënimi pasqyron “mizorinë” e vrasjes.“Dhimbja është ndjerë në të gjithë vendin, por më e rëndësishmja është që duhet ta njohim dhimbjen e familjes Floyd”, tha ai gjate shpalljes se verdiktit.

Me herët gjate procesit prokuroret kishin kërkuar që ai të dënohet me 30 vjet burgim. Ndërsa përpara se gjykata te dilte ne seance dhe ta shpallte fajtor, ish-oficeri i policisë deklaroi “ngushëllimet” e tij per familjen e viktimës.

Floyd, 46-vjeçar, afrikano-amerikan, u vra nga oficeri , i cili i ka bërë presion me gju në qafë për më shumë se nëntë minuta gjatë përgjatë procedures se arrestimit. Ndërkohe qe vdekja e 46 vjecarit nxiti protesta kundër racizmit dhe dhunës si dhe ndikoi ne përpjekjet per reformat policore ne nivel kombëtar ne SHBA.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA