Konflikti në Ngushticën e Hormuzit/ 400 milionë fuçi nafte rezervë, hedhja rezervave në sasi rekord uli çmimin në 88 dollarë
Organizata të shumta të lobingut hebre kanë bërë thirrje për penalizim të një komentatoreje sportive spanjolle për ‘anti’semitizëm’ pasi quajti prezencën e skuadrës kombëtare të Izraelit në evenet kualifikuese olimpike kete muaj në Barcelonë si “normalizim i gjenocidit”, duke iu referuar shtypjes së të drejtave të palestineze në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.
Në komentin e saj direkt të lojrave kualifikuese, Clara Basiana e rrjetit spanjoll TV3 mes të tjerash tha: “Përveç aspekteve teknike, desha të theksoj se prezenca ndërkombëtare e Izraelit në fushën e sportit apo kulturës është një tjetër strategji për shpëlarjen apo normalizimin e gjenocidit e shkeljes së të drejtave të njeriut që ata po kryejnë kundër popullit palestinez”.
Duke shkelur protokollin e saj profesional, Basiana vazhdonte më tej: “Ne po e shikojmë këtu, në lojrat Para–Olympike në Barcelone, e kemi parë vazhdimisht ne festivalin Eurovision, ose në evente të tjera ku duket se krimet e luftës së shtetit të Izraelit zhduken. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm si spektatorë për ta bërë të dukshme këtë situatë, dhe jo të ndihmojmë në normalizimin e saj sipas diskursit të komentit sportiv apo atij të përgjithshëm shoqëror.”
Top Channel