‘Normalizim i genocidit’/ Komentatorja spanjolle dënon prezencën e Izraelit në lojrat olimpike (fotot)

25/06/2021 20:38

Organizata të shumta të lobingut hebre kanë bërë thirrje për penalizim të një komentatoreje sportive spanjolle për ‘anti’semitizëm’ pasi quajti prezencën e skuadrës kombëtare të Izraelit në evenet kualifikuese olimpike kete muaj në Barcelonë si “normalizim i gjenocidit”, duke iu referuar shtypjes së të drejtave të palestineze në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Në komentin e saj direkt të lojrave kualifikuese, Clara Basiana e rrjetit spanjoll TV3 mes të tjerash tha: “Përveç aspekteve teknike, desha të theksoj se prezenca ndërkombëtare e Izraelit në fushën e sportit apo kulturës është një tjetër strategji për shpëlarjen apo normalizimin e gjenocidit e shkeljes së të drejtave të njeriut që ata po kryejnë kundër popullit palestinez”.

Duke shkelur protokollin e saj profesional, Basiana vazhdonte më tej: “Ne po e shikojmë këtu, në lojrat Para–Olympike në Barcelone, e kemi parë vazhdimisht ne festivalin Eurovision, ose në evente të tjera ku duket se krimet e luftës së shtetit të Izraelit zhduken. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm si spektatorë për ta bërë të dukshme këtë situatë, dhe jo të ndihmojmë në normalizimin e saj sipas diskursit të komentit sportiv apo atij të përgjithshëm shoqëror.”

FOTO GALERI
1/3
Clara Basiana quajti prezencën e skuadrës kombëtare të Izraelit në evenet kualifikuese olimpike kete muaj në Barcelonë si “normalizim i gjenocidit”

Top Channel