Konflikti në Ngushticën e Hormuzit/ 400 milionë fuçi nafte rezervë, hedhja rezervave në sasi rekord uli çmimin në 88 dollarë
Një 27 vjeçar me origjinë nga Mali në Afrikë, Camara Fantamadi, ka gjetur vdekjen dje nga i nxehti, pasi u ndje keq teksa kthehej me biçikletë në rrugën që lidh Brindisi me Tuturano në lindje të Italisë.
I riu që kishte punuar për disa orë në fushë me mbledhjen e perimeve, po kthehej në shtëpi dhe mbante ende veshur rrobat e punës, kur ishte ndjerë keq, raportojnë mediat vendase.
Temperaturat në zonë ishin mjaft të larta dhe ajri ishte thuaje i papërshtatshëm për frymëmarrje. Rreth orës 18.00 Camara ndaloi biçiletën dhe u mbështet përtokë. Një kalimtar raportohet se ndaloi për t’i ardhur në ndihmë, por gjithçka ishte e kotë pasi i riu u gjet më pas i vdekur nga grupet e emergjencës, me fytyrë përtokë.
Camara kishte ardhur para pak ditësh në Puglia te vëllai i tij dhe punonte në fushë për 6 euro ora. Në kohët e nxehta puna në fushë kryhet për vetëm katër orë, pra 24 euro në ditë.
Një mik i Camara tregonte për mediat se i ndjeri ishte pergjithesisht mirë me shendet dhe në fund të punës kihste kërkuar ujë, që e kishte hedhur në kokën e nxehur nga dielli. Më pas kishte marrë biçikletën dhe ishte larguar.
Komuniteti afrikan në Brindisi, u trondit nga një tjetër djalë që humbet jetën dhe bashkëkombasit e tij po organizohen për të kthyer trupin e Camara në vendin e origjinës.
Top Channel