27 vjeçari vdes nga i nxehti në Itali, pas kthimit nga puna në fushë (fotot)

25/06/2021 19:58

Një 27 vjeçar me origjinë nga Mali në Afrikë, Camara Fantamadi, ka gjetur vdekjen dje nga i nxehti, pasi u ndje keq teksa kthehej me biçikletë në rrugën që lidh Brindisi me Tuturano në lindje të Italisë.

I riu që kishte punuar për disa orë në fushë me mbledhjen e perimeve, po kthehej në shtëpi dhe mbante ende veshur rrobat e punës, kur ishte ndjerë keq, raportojnë mediat vendase.

Temperaturat në zonë ishin mjaft të larta dhe ajri ishte thuaje i papërshtatshëm për frymëmarrje. Rreth orës 18.00 Camara ndaloi biçiletën dhe u mbështet përtokë. Një kalimtar raportohet se ndaloi për t’i ardhur në ndihmë, por gjithçka ishte e kotë pasi i riu u gjet më pas i vdekur nga grupet e emergjencës, me fytyrë përtokë.

Camara kishte ardhur para pak ditësh në Puglia te vëllai i tij dhe punonte në fushë për 6 euro ora. Në kohët e nxehta puna në fushë kryhet për vetëm katër orë, pra 24 euro në ditë.

Një mik i Camara tregonte për mediat se i ndjeri ishte pergjithesisht mirë me shendet dhe në fund të punës kihste kërkuar ujë, që e kishte hedhur në kokën e nxehur nga dielli. Më pas kishte marrë biçikletën dhe ishte larguar.

Komuniteti afrikan në Brindisi, u trondit nga një tjetër djalë që humbet jetën dhe bashkëkombasit e tij po organizohen për të kthyer trupin e Camara në vendin e origjinës.

FOTO GALERI
1/4
Camara Fantamadi, ka gjetur vdekjen dje nga i nxehti, pasi u ndje keq teksa kthehej me biçikletë nga puna ne fushe

Top Channel