Një biznesmen i njohur grek, Stavros Dogias është gjetur i pajetë në makinën e tij Smart, në Ai Giannis, Greqi. Ai i dha fund jetës së tij me dy plumba.
Mediet greke shkruajnë se autoritetet janë duke u munduar që të gjejnë informacione nga miqtë, bashkëpunëtorët, kamerat e sigurisë dhe telefoni i viktimës.
Gjithçka tregon siç doli nga dy shënimet që ai la dhe mënyra se si zgjodhi të shkruante finalen e jetës së tij me dy plumba, se diçka po e shqetësonte kohët e fundit dhe e kishte hedhur psikologjikisht.
Mësohet se biznesmeni i kishte transferuar pjesën e tij të pasurisë në tavernë, që pakte shumën e 650 mijë eurove, te vëllai i tij dhe ai vetë po përgatitej të fillonte një projekt të ri biznesi në Mesdhe.
Në fakt, policia në këto momente është përqendruar në telefonin e viktimës, pasi duhet parë nëse ai kishte lënë takim me dikë në vendin ku u gjet i pajetë.
Shënimi i gjetur në makinë
Stavros Dogiakis la një shënim në makinën që ai parkoi tek Ai Giannis dhe për të shkruar finalen e jetës së tij me dy plumba, duke i kërkuar falje vëllait të tij për shqetësimin që i kishte shkaktuar.
Ai qëlloi veten dy herë
Disa orë para se të përfundonte ekzaminimi mjeko – ligjor, të dhënat e Policisë zbulojnë të dhëna të reja në lidhje me momentet e fundit të jetës së Stavros Dogias dhe mënyrën se si ai vendosi t’i japë fund.
Është tronditëse mënyra se si 53-vjeçari u përpoq të bënte vetëvrasje duke qëlluar fillimisht veten në zemër.
Sidoqoftë, ai nuk arriti të përfundonte veprimin e tij, me plumbin e parë. Ai thjeshtë shkaktoi një plagë depërtuese, fatale ishte goditja e tij e dytë.
Policia po përpiqet të zbulojë nëse ai takoi dikë për të hedhur dritë mbi çështjen e diskutueshme, ndërsa gëzhojat e pistoletave të përdorura nga vetëvrasësi janë dërguar në Laboratorët e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.
Top Channel