Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar trupën gjykuese që do të marrë në dorë çështjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët Nertina Kosova, kryesuese/relatore, Saida Dollani dhe Dhimitër Lara, anëtarë. Aktualisht çështja është në momentin procedural të caktimit të datës dhe orës së gjykimit nga gjyqtarja relatore.

Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Duke iu bindur hetimit të SPAK, Gjykata urdhëroi kërkesën për konfiskim të gati 22 mijë metrave katrorë truall dhe një apartamenti në Durrës dhe aprovoi si dënim shtesë edhe mohimin për të marrë funksione publike për pesë vite.

Mbrojtja e Llallës këmbënguli më herët se nuk kishte fshehur asgjë përveç shpenzimeve të Gjermanisë që ishin harruar të deklaroheshin nga gabimi njerëzor. Mirëpo, Gjykata gjeti të provuar të kundërtën, edhe për tokat që sipas hetimit të SPAK u rivlerësuan disa fish më tepër nga vlera që ishin blerë edhe për faturën spitalore në SHBA dhe kostot për ndërtimin e një shtese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA