Vlerat e aksioneve të dy restoranteve japoneze pranë kopshit zoologjik që njoftoi lindjen e jo një por dy këlushëve nga pandat gjigande, pësuan rritje të konsiderueshme pas lajmit.
Aksionet e restoranteve kineze Totenko me bazë në Tokoi u rritën me 10 përqind kur kopshti zoologjik i qytetit ‘Ueno Zoo’ njoftoi se panda e saj gjigande Shin Shin kishte sjellë në jetë dy binjakë mëngjesin e të mërkurës.
Një tjetër restorant aty pranë Seiyoken KK pa një rritje të aksioneve me 7.4 përqind.
“Aktualisht stafi po punon për observimin dhe mbrojtjen e pandave nënë e këlyshë”, tha në një deklaratë kopshti zoologjik Ueno.
Aksionet e tyre shiheshin si një llogaritës të ndjeshmërisë së tregut ndaj lajmeve të lidhura me kafshët e preferuara të vendit, të cilat kishin nisur rritjen e tyre që prej njoftimit të shtatzanisë së Shin Shin pas çiftimit me shokun e saj të kopshtit, Ri Ri.
Tashmë vizitat në kopshtin Ueno kërkojnë rezervim pasi vizitorët janë të kufizuar në 2,000 në ditë, si masë parandalimi të koronavirusit. Pandat janë atraksioni kryesor i kopshtit, ku Shin Shin e Ri Ri me bijën e tyre katër-muajshe Xiang Xiang – janë të parat që shihen nga vizitorët.
Top Channel