Gëzim i dyfishtë/ Lindja e këlyshëve panda rrit aksionet e dy restoranteve të kopshtit në Tokio (fotot)

23/06/2021 20:30

Vlerat e aksioneve të dy restoranteve japoneze pranë kopshit zoologjik që njoftoi lindjen e jo një por dy këlushëve nga pandat gjigande, pësuan rritje të konsiderueshme pas lajmit.

Aksionet e restoranteve kineze Totenko me bazë në Tokoi u rritën me 10 përqind kur kopshti zoologjik i qytetit ‘Ueno Zoo’ njoftoi se panda e saj gjigande Shin Shin kishte sjellë në jetë dy binjakë mëngjesin e të mërkurës.

Një tjetër restorant aty pranë Seiyoken KK pa një rritje të aksioneve me 7.4 përqind.

“Aktualisht stafi po punon për observimin dhe mbrojtjen e pandave nënë e këlyshë”, tha në një deklaratë kopshti zoologjik Ueno.

Aksionet e tyre shiheshin si një llogaritës të ndjeshmërisë së tregut ndaj lajmeve të lidhura me kafshët e preferuara të vendit, të cilat kishin nisur rritjen e tyre që prej njoftimit të shtatzanisë së Shin Shin pas çiftimit me shokun e saj të kopshtit, Ri Ri.

Tashmë vizitat në kopshtin Ueno kërkojnë rezervim pasi vizitorët janë të kufizuar në 2,000 në ditë, si masë parandalimi të koronavirusit. Pandat janë atraksioni kryesor i kopshtit, ku Shin Shin e Ri Ri me bijën e tyre katër-muajshe Xiang Xiang – janë të parat që shihen nga vizitorët.

FOTO GALERI
1/4
‘Ueno Zoo’ njoftoi se panda e saj gjigande Shin Shin kishte sjellë në jetë dy binjakë mëngjesin e të mërkurës.

Top Channel