Vila e barit në Shijak/ Lirohen dy elektriçistët e arrestuar për shpërdorim detyre, ende në kërkim 3 kushërinjtë që kultivonin kanabis

22/06/2021 16:35
Vila 3 katëshe në Hardhishtë të Shijakut, që ishte shndërruar në shtëpi bari, ku kultivohej kanabis sativa

Gjykata e Durrësit la sot të lirë dy punonjësit e OSHEE-së, të arrestuar për shpërdorim detyre, pas zbulimit të shtëpisë së barit në një fshat të Shijakut.

Me kërkesë të organit të akuzës, shtetasit Ervin Stafa dhe Xhavit Istrefi, përkatësisht me detyrë faturist dhe elektriçist pranë OSHEE-së u lanë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”. Ata u arrestuan nga policia në fundjavë, pas zbulimit të vilës së barit në Hardhishtë të Shijakut.

Ndërsa tre autorët e dyshuar për kultivim të narkotikëve dhe përshtatjen e vilës 3-katëshe të Andi Dashit (Greca) nuk janë kapur ende dhe mbeten në kërkim nga policia, në pranga u vunë dy punonjësit e OSHEE-së në zonë. Përmes mosveprimit për verifikimin e konsumit në linjë dhe matësit të energjisë, ku autorët kishin ndërhyrë, Stafa dhe Istrefi akuzohen se duke shpërdoruar detyrën kanë favorizuar aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të kanabisit në ambiente të brendshme.

Të dy do të hetohen në gjendje të lirë për akuzën e ngritur ndaj tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA