Shtetasi Anton Ndreca, i shpallur në kërkim më herët, është vënë nën prangat e policisë së Lezhës, pasi u konstatua duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
Ndreca, 34-vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i një shoqërie ndërtimi, u konstatua se në banesën në pronës të tij ishin ngritur 2 kate të tjera, pa lejen e organeve kompetente.
“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ndalimin e shtetasit A.N., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i një shoqërie ndërtimi. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në një objekt ekzistues në pronësi të tij, te “Rana e Hedhun”, Shëngjin, u konstatua se kishte ndërtuar 2 kate të tjera, pa lejen e organeve kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel