Ariu vret 16-vjeçarin pas sulmit ndaj grupit të turistëve, i rrituri e qëllon me biçak në qafë, kafsha hiqet si e vdekur (fotot)

22/06/2021 15:48

Një ari i murrmë ka ngrënë e vrarë një djalë 16-vjeçar në një park natyror në Rusi, para se të qëllohej me biçak në qafë nga një prej turistëve, që gjithashtu u sulmua nga bisha.

Bisha thuajse hëngri gjysmën e trupit të adoleshentit të mjerë, rrëzoi përtokë turistin dhe sulmoi një tjetër person, kur ata ishin duke kërkuar djalin e humbur.

Kur u qëllua me biçak, ariu ishte hequr sikur kishte vdekur, dhe vetëm më vonë u qëllua e u vra.

Kur turisti qëlloi ariun më biçak në qafë, shoku i tij u kthye në kamp për të dhënë alarmin. Inspektorët e parkut kombëtar Ergaki në rajonin malor Sayan shkuan në skenë ku gjetën ariun duke ngrënë trupin e adoleshentit, disa qindra metra larg kampit të turistëve.

Ata qëlluan dhe plagosën ariun sulmues i cili arriti të largohej.

Mëngjesin e ardhshëm ata gjurmuan dhe e vranë kafshën agresive, e cila ishte përpjekur t’i sulmonte sërish.

Djali i ndjerë ishte nga Abakan, dhe punonte si udhërrëfyes për grupin e turistëve, para se të vritej nga ariu mesditën e djeshme.

Igor Gryazin, drejtori i parkut, tha se djali kishte marrë një rrugë të rrezikshme që e kishte ekspozuar ndaj një rreziku të shtuar prej kafshëve.

Gjithashtu zgjatja e motit të ftohtë këtë vit dhe shtresa e trashë e dëborës ka ndaluar që arinjtë të ushqehen normalisht.

FOTO GALERI
3/6
Grupet e shpetimit marrin trupin e adoleshentit te vrare nga ariu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA