Një ari i murrmë ka ngrënë e vrarë një djalë 16-vjeçar në një park natyror në Rusi, para se të qëllohej me biçak në qafë nga një prej turistëve, që gjithashtu u sulmua nga bisha.
Bisha thuajse hëngri gjysmën e trupit të adoleshentit të mjerë, rrëzoi përtokë turistin dhe sulmoi një tjetër person, kur ata ishin duke kërkuar djalin e humbur.
Kur u qëllua me biçak, ariu ishte hequr sikur kishte vdekur, dhe vetëm më vonë u qëllua e u vra.
Kur turisti qëlloi ariun më biçak në qafë, shoku i tij u kthye në kamp për të dhënë alarmin. Inspektorët e parkut kombëtar Ergaki në rajonin malor Sayan shkuan në skenë ku gjetën ariun duke ngrënë trupin e adoleshentit, disa qindra metra larg kampit të turistëve.
Ata qëlluan dhe plagosën ariun sulmues i cili arriti të largohej.
Mëngjesin e ardhshëm ata gjurmuan dhe e vranë kafshën agresive, e cila ishte përpjekur t’i sulmonte sërish.
Djali i ndjerë ishte nga Abakan, dhe punonte si udhërrëfyes për grupin e turistëve, para se të vritej nga ariu mesditën e djeshme.
Igor Gryazin, drejtori i parkut, tha se djali kishte marrë një rrugë të rrezikshme që e kishte ekspozuar ndaj një rreziku të shtuar prej kafshëve.
Gjithashtu zgjatja e motit të ftohtë këtë vit dhe shtresa e trashë e dëborës ka ndaluar që arinjtë të ushqehen normalisht.
Top Channel