Luani bie në dashuri me tigreshën e bardhë, arratisen së bashku nga kopshti (fotot)

21/06/2021 20:01

Luani Cameron dhe tigresha e bardhë Zabu janë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Jeta e tyre nuk ka qenë gjithnjë e bukur pasi u lindën në kopshtin zoologjik të New England, në SHBA, për të krijuar raca të kryqezuara.

Gjatë asaj kohe Cameron ishte disa dhjetra kg nën peshë, ndërsa Zabu kishte anomali gjenetike prej programit të shumimit. Për fat u shpëtuan nga një organizatë e mbrojtjes së kafshëve.

“Kur Zabu e Cameron u shpëtuan, ne ndërtuam një rrethim të madh natyral për ta, pasi janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Pak më vonë Cameron po bëhej shumë dominues ndaj Zabu, duke u kthyer në një kërcënim për kujdestarët.”

“Prandaj ne kishim vetëm dy zgjedhje; ta ndanim përgjithmonë nga Zabu ose ta kastronin”, thonë autoritetet.

Kujdestarët bënë këtë të dytën, që bëri që luani të humbiste krifën e tij madhështore, por ishte një çmim i vogël për të paguar për dashurinë e tij. Tashmë të dy shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit duke vrapuar së bashku, duke nuhatur e duke bërë pushime të paqta.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA