Itali/ Shqiptari sulmohet në rrugë me shufra hekuri, përfundon në reanimacion!

21/06/2021 14:31

Një 44 vjeçar shqiptar është sulmuar me shufra hekuri në rrugë dhe ka përfunduar në spital, në gjendje kritike për jetën.

Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ndodhet aktualisht në reanimacion. Gjithë çfarë dihet për të në këto momente është se ka punuar në sektorin e drurit.

44 vjecarit iu dha menjëherë ndihma e pare dhe u dërgua me urgjencë në spital ku po mbahet nën kontrollin e mjekëve. Të parët që mbërritën në vendngjarje ishin efektivët e stacionit të Val di Pesa, të cilët kanë nisur dhe një hetim me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij episodi, të dhënat për të cilin janë të pakta.

Hetimi po përqendrohet në disa pista, ndërsa mësohet se janë duke u marrë në pyetje një grup dëshmitarësh por ende nuk ka ndonjë informacion konkret mbi arsyet e këtij sulmi.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA