Largimi i parevokueshëm i Gramoz Ruçit nga skena e politikës shqiptare pas 30 vitesh, ishte në qendër të diskutimeve në “Rrethin Katror” në Top Channel.
Për konsipiracionistin Alfred Cako, largimi i Ruçit nga skena e politikës shqiptare, të vetmi ministër i Brendshëm në kohën e regjimit komunist përmban një mesazh të drejtpërdrejt në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Diçka duhet të ketë ndodhur me Ruçin. Unë e lidh se është një mesazh që i jep deputeti tjetër më të vjetër në kampin tjetër, Sali Berishës. I jepet një mesazh ky deputeti i së majtës po largohet i qetë, edhe pse ka qenë ministri i Brendshëm i fundit i kohë së komunizmit. I ka bërë edhe atij një ftesë, sepse Berisha e kërcënoi me kthimin që bën politikë me kërcënimin duke marrë poste në PD. Amerikanët duhet ti japin mesazh Berishës që të mos marrë poste të larta në PD”, tha Cako./Shqip
Top Channel