“Romeo dhe Zhulieta” mbush 30 vjet, filmi që bëri adoleshentët të dashuroheshin pas Shekspirit Një person ka përfunduar në pranga lidhur me vrasjen brutale të 34 vjeçares amerikane Catherine Serou në Rusi. Serou rezultonte e zhdukur që të martën dhe se fundi u zbulua trupi i saj i pajetë.
Agjencia ruse e lajmeve RIA njoftoi se amerikania studionte për juridik në një universitet të rajonit Nizhny Novgorod. Ajo kishte mbërritur atje nga Kalifornia disa vjet më parë.
Disa raporte në mediet e huaja tregojnë se Catherinë ishte një ish marinse. Pak përpara vdekjes, ajo i kishte dërguar të ëmës një mesazh në telefon ku i thoshte se ishte në një makinë me një të huaj.
“Shpresoj të mos më rrëmbejë”, kishte shkruar Serou. Personi që e mori në makinë u identifikua si 43 vjeçari, Aleksey Popov, i cili tani akuzohet për vrasje.
Catherine u zhduk pikërisht mbrëmjen e takimit mes presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, ku u diskutua fati i dy ish marinsave të tjerë amerikane që mbahen të burgosur në Rusi.
Top Channel