Mbrojtësi rumun Stefan Radu ka refuzuar ftesën e Simne Inzaghit për t’iu bashkuar te Interi dhe i ka premtuar besnikëri Lazios, pasi ka pranuar ofertën e re të bardhekaltërve, për të rinovuar deri në verën e 2023-shit.
Mbrojtësi 35-vjeçar ishte futbollist i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me kryeqytetasit dhe Inter ishte vënë në lëvizje për ta transferuar në Milano me parametra zero, atje ku do të ishte rezerva e parë e dyshes Skriniar-Bastoni, anësorët titullarë të mbrojtjes me tre.
Megjithatë mbrojtësi rumun, që është pjesë e Lazios që prej verës së 2008-ës, ka vendosur të rinovojë edhe për dy vite të tjera me bardhekaltrit, për ta çuar në 15 vite periudhën me fanellën e kryeqytetasve.
Futbollisti rumun numëron plot 412 ndeshje me klubin italian të Lazios dhe 8 gola të shënuar, teksa në dy vitet e ardhshme do të provojë të rritë edhe më shumë këto numra.
Top Channel