SHBA, shkon në 600.657 numri i të vdekurve nga COVID-19

18/06/2021 01:36

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 600.657, prej të cilëve 365 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.499.244, me 12.252 raste në 24 orët e fundit. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,8 milionë raste të konfirmuara dhe 63.227 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 175 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 146 milionë dozën e dytë.

Top Channel