Qarkullonin më armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë në Tiranë, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm për plagosje Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka mbledhur në Vjenë në një samit të kryesuar prej tij krerë të Ballkanit Perëndimor. Kosova përfaqësohet atje nga kryeministri Albin Kurti, Shqipëria nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, Serbia nga kryeministrja Ana Bërnabiç, Bosnja nga kryesuesi i Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija, Maqedonia e Veriut nga kryeministri Zoran Zaev dhe Mali i Zi nga kryeministri Zdravko Krivokapic.
Në samit mori pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak. Nga sa pohoi vetë shefi i ekzekutivit austriak, në samit do të garantohen vendet e rajonit se do të kenë mbështetje të plotë për reformat në rrugën drejt BE-së si dhe për luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
Ndërsa përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë samit, ministrja Balluku tregoi për “Top Channel” se secili shprehu gjithçka që quhet shqetësim dhe prioritet për vendin e tij. “Në rastin e Shqipërisë ne siguruam komisionerin Lajçak se Shqipëria do vazhdojë rrugën e reformave të thella që janë edhe një nga detyrat e shtëpisë nga Bashkimi Europian”, tha Balluku. Balluku thotë se u kërkua mbështetja e Unionit duke marrë edhe shembullin e Austrisë që është angazhuar për të ndihmuar vendet e Ballkanit.
Gren Axhenda dhe plani i investimeve që janë miratuar dhe janë aty për t’u zbatuar janë të rëndësishme për sa i përket ndërlidhjes mes rajonit me projektet kros border në të ardhmen. U fol për lëvizjen e lirë edhe vështirësitë që kanë ardhur nga covid. Tashmë Shqipëria është në listën e vendeve me numër të ulët. Ministrja e Infrastrukturës theksoi rëndësinë e njohjes së certifikatës së të vaksinuarve që është e rëndësishme tashmë.
Kemi theksuar faktin thotë Balluku që bashkëpunimi rajonal nuk do ishte i frytshëm nëse Bashkimi Europian nuk do ndihmonte Ballkanin Perëndimor mes kredive dhe granteve. Në samit edhe shtetet e tjera shprehën shqetësimet e tyre si është rasti i Maqedonisë së Veriut që po përballet me veton Bullgare.
Top Channel