Në qytetin liqenor të Pogradecit audicioni i Përputhen u shoqërua me entuziazmin e fansave të cilët u mblodhën në sheshin para kinemasë për të takuar personazhet e tyre të preferuar. Një orë para se ata të arrinin në destinacion, banorët e Pogradecit nisen të grumbullohen dhe të presin me durim por edhe me emocione.
Edhe pse në një qytet të vogël, Përputhen tregoi edhe njëherë se është emisioni më i ndjekur dhe se nuk njeh grupmoshë. Sapo personazhet zbritën në shesh të gjithë u turrën drejt tyre me dëshirën për një foto apo për t’i parë nga afër e sigurisht emocionet ishin të përbashkëta.
Përputhen ndër të tjera synon që këtë herë të arrijë të sjellë personazhe edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë e të mbajë të mbërthyer para ekranit të madh e të vogël.
Të premten Korça është ndalesa e radhës për Përputhen që teksa zhvendoset nga qyteti në qytet arrin të ketë pritje edhe më madhështore.
Top Channel