OKB: 1 milion njerëz në Mianmar kanë nevojë për ndihmë

18/06/2021 02:20

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se rreth 1 milion njerëz në Mianmar janë në nevojë për ndihmë për shkak të problemeve ekonomike dhe konflikteve që vazhdojnë pas grushtit ushtarak mes grupeve kundër grushtit të shtetit dhe ushtrisë.

Në raportin e përgatitur nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Ndihmës, ndahen të dhëna lidhur me situatën e fundit në rajonet e ndikuara nga konfliktet në Mianmar që nga grushti ushtarak më 1 shkurt e deri më tani. Deri më tani 160 mijë e 400 civilë në rajonet juglindore të Mianmarit kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve dhe se 100 mijë e kësaj shifre e përbëjnë civilët e zhvendosur nga vendi i tyre në rajonin Kayah.

Tërhiqet vëmendja se civilëve të strehuar në zonat malore dhe të pyllëzuara në këto rajone nuk është mundur të dërgohet ndihmë për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Po ashtu edhe në rajonet e tjera ku përjetohen konflikte, si pasojë e sulmeve të ushtrisë së Mianmarit ndahet informacioni në se Kachin janë zhvendosur 11.654, në Shan 15.271 dhe në Chin 19.500 persona.

Në raport bëhet e ditur se që prej grushtit të shtetit, rreth 1 milion njerëz janë në nevojë për ndihmë për shkak të destabilitetit, konflikteve dhe efekteve negative të grushtit të shtetit në ekonominë e vendit. Në kuadrin e fushatës së ndihmës që OKB-ja ka filluar për personat në nevojë në Mianmar, është planifikuar dërgimi i një ndihme humanitare prej 267 milion dollarësh amerikan për 944 mijë persona, por që deri më tani janë mbledhur deri në 49 milionë dollarë.

Top Channel