Skadimi i afatit të armëpushimit, paralajmëron Trump: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore në asnjë mënyrë apo formë Në ka moment më të mirë për të shitur shtëpinë, është tani thotë CNN.
Në këtë treg të çmendur në SHBA, ku kërkesa në rritje po i shtyn çmimet e shtëpive drejt majash të pacikura më parë, punonjësja e një agjensie pronash të patundshme, Mimi Foster vendosi të bënte një provë e të nxirrte në shitje një shtëpi të tmerrshme, të cilën e quan ndryshe “shtëpia nga ferri” dhe i vendosi një çmim të pabesueshëm: 590 mijë dollarë.
Ndonëse nga jashtë godina duket në rregull, brenda është një tmerr: me dyer të shqyera, e neglizhuar prej vitesh, jashtëqitje kafshësh dhe një erë kutërbuese. “Erën e saj që të shpon hundët, mund ta ndjesh që jashtë”, shprehet Foster, e cila nuk gënjeu aspak kur bëri përshkrimin e shtëpisë edhe në listimin për shitje.
“Nëse ëndërroni të zotëroni një pjesë të vogël ferri mbi tokë dhe ta ktheni në një parajsë, mos kërkoni banesë tjetër”, shkroi ajo. Foster u habit dhe vetë kur pa lumin e kërkesave që i mbërritën, edhe pse godina është në gjendje të mjerueshme, e dëshmuar kjo dhe nga fotot.
Top Channel